Në Burgun e Dubravës sot mbahen homazhe përkujtimore për viktimat, të plagosurit dhe të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës. Aktiviteti organizohet në 27-vjetorin e ngjarjeve tragjike të 19-24 majit 1999, kur dhjetëra të burgosur shqiptarë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë luftës në Kosovë. Ceremonia nis në orën 11:00 dhe synon të nderojë të rënët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre.
