Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar rritjen më të madhe komunale në vend në zgjedhjet e 7 qershorit, duke arritur një rezultat të fuqishëm në Malishevë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eugen Cakolli, PDK-ja ka rritur mbështetjen nga 18.15% në 40.27%, një avancim prej 22.12 pikë përqindje krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Ky rezultat konsiderohet si efekt i bashkimit të elektoratit të Nisma Socialdemokrate me koalicionin e udhëhequr nga PDK-ja. Rritja e madhe e votave e ka afruar Malishevën me bastionet tradicionale të së djathtës, si Drenasi dhe Skenderaj.
Megjithëse PDK ka shënuar rënie në 21 komuna dhe rritje në 16 të tjera, rezultati në Malisheva dallohet si lëvizja më e madhe komunale e evidentuar në këto zgjedhje, duke kontribuar ndjeshëm në rezultatin e saj në nivel vendi.
