PD ankimon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

Para 6 muaj

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke e cilësuar procesin në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare. PD kërkon shfuqizimin e votimit dhe pezullimin e ushtrimit të detyrës nga Shabani deri në vendimin e Gjykatës. Endri Shabani u zgjodh me 85 vota pro, në një seancë të bojkotuar nga opozita.