Patris Berisha ka konfirmuar njëherë e mirë ribashkimin me Santiana Malokun përmes një postimi të ëmbël që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në një “story” të publikuar mbrëmjen e sotme, dyshja shihen së bashku në ashensor, ku Santiana mban telefonin për të bërë “selfie”, ndërsa Patrisi e përqafon në një moment të ngrohtë dhe intim.
Çifti, i cili ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për lidhjen e tyre të ndërlikuar, mes ndarjeve dhe ribashkimeve, duket se këtë herë ka vendosur të bëjë publike dashurinë e rikthyer.
Ky postim është për shumë ndjekës një dëshmi se, pavarësisht sfidave, dashuria mund të triumfojë.
