Në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës është realizuar me sukses një operacion që i ka rikthyer dëgjimin një pacienteje pas 18 vjetësh me humbje të rëndë të dëgjimit. Sipas QKUK-së, ajo kishte kërkuar trajtim në qendra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit pa rezultat. Pas vlerësimeve dhe analizave të detajuara, pacientja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me sukses. Pas trajtimit, ajo u lirua në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa testet pas operacionit treguan përmirësim të dukshëm të dëgjimit dhe komunikimit.
