Pamje dramatike nga Fushë Kosova, banorët evakuohen me barkë nga vërshimet

Para 13 ditë

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të vendit. Në Fushë Kosovë, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka evakuuar me barkë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë lagjen.