Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në organizimin Java e Gruas, të cilin e cilësoi si një platformë të rëndësishme, veçanërisht në prag të përfundimit të mandatit të saj.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se kishte privilegjin të takonte gra që, sipas saj, nuk përkufizohen nga kufij, por nga horizontet që vetë i kanë krijuar.
Osmani gjithashtu ngriti shqetësimin për përdorimin e teknologjisë për propagandë, duke paralajmëruar se një shoqëri që pranon narrativa të tilla rrezikon të humbasë orientimin moral.
Ajo theksoi se kjo nuk është çështje personale, por çështje e demokracisë, duke shtuar se ajo dobësohet kur e vërteta humbet rëndësinë dhe shpifja bëhet mjet dominues.
