Osmani ndan pamje nga parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë: Krenarë me ta – mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme

Para 1 vit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga parakalimi i sotëm i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Këto pamje i ka shoqëruar edhe me fjalimin e mbajtur sot në këtë ceremoni. Osmani është shprehur krenare me ushtrinë dhe policinë, teksa ka thënë se mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme.Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme.  Krenarë me ushtrinë dhe policinë tonë! ”, ka shkruar Osmani.