Objektet bërthamore të Iranit në fokus pas sulmeve izraelite – vetëm SHBA ka armën për t’i shkatërruar plotësisht

Para 1 vit

Pas sulmeve ajrore të Izraelit mbi objektet bërthamore iraniane, vëmendja është përqendruar tek instalimet e mbrojtura thellë nën tokë si Fordow, Natanz dhe Isfahan. Sipas analistëve, vetëm bomba amerikane GBU-57, e aftë të depërtojë deri në 60 metra nën tokë, mund të shkatërrojë plotësisht objekte si Fordow, të ndërtuara nën male dhe të blinduara me tonelata shkëmbinj.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar hapur synimin për të ndalur ambiciet bërthamore të Iranit, edhe pse ky i fundit mohon se synon të prodhojë armë bërthamore.

Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi, konfirmoi se sulmet në Natanz dhe Isfahan shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke përfshirë edhe shkatërrimin e mijëra centrifugave për pasurimin e uraniumit.