North West shkëlqen në Itali – Vajza e Kim Kardashian mahnit me stilin e saj unik

Para 9 muaj

Gjatë udhëtimit në Itali me nënën e saj, Kim Kardashian, 12-vjeçarja North West ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim, duke i bërë konkurrencë vetë mamasë së saj – një ikonë mode.

North u shfaq me një xhaketë dhe fund xhins, të kombinuara me çizme, një gjerdan me shkëlqim Vivienne Westwood dhe një çantë Balenciaga. Pamja e saj u plotësua me flokë blu të kapura në gërsheta, që sipas spekulimeve mund të jenë frymëzuar nga stili i tezes së saj, Kylie Jenner.

Për shumë ndjekës të modës, North po shndërrohet në një yll të ri të stilit – duke ndjekur hapat e familjes së saj ikonike.