Sëmundja rikthehet agresivisht për vogëlushen Nina Dragusha, e cila kishte luftuar për 11 muaj në Turqi
Një lajm i dhimbshëm ka tronditur zemrat e të gjithëve: vogëlushes Nina Dragusha, e cila u trajtua për një periudhë 11-mujore në Turqi dhe kishte marrë lajmin e gëzuar të shërimit të plotë në nëntor, i është rikthyer sëmundja, dhe këtë herë me një formë shumë më agresive.
Prindërit e saj kanë ndarë këtë lajmin e rëndë, duke bërë të ditur se sëmundja po rikthehet me një forcë të pashembullt, duke i dhënë një tjetër goditje të tmerrshme familjes Dragusha.
Babai i Ninës, i shkatërruar nga dhimbja, ka shpërndarë një postim prekës, ku ndan ndjenjat e tij dhe falënderon të gjithë ata që janë mbështetur përmes mesazheve, telefonatave dhe ndihmës. “Sot mjekët konfirmuan lajmin se sëmundja është rikthyer dhe është shumë më agresive. O Zot, dërgo mëshirën Tënde aty ku kemi nevojë dhe shërim për ata që vuajnë,” shkruan ai.
Ky lajm është një kujtesë e dhimbshme për forcat e papërmbajtshme të jetës dhe shpresës që vazhdojnë të luftojnë në mes të tragjedive, dhe ftesë për të gjithë ata që mund të ofrojnë një dorë ndihme në këtë rrugëtim të mundimshëm.
