Me ngritjen e flamurit, pranë Qeverisë së Kosovës kanë fillusr aktivitetet për festimin e 17 vjetorit të Pavarësisë, shkruan Gazeta Demos.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë ditë kujtojmë sakroficën shekullore të cilën e ka bërë populli ynë në këtë ditë.
“Është një ditë ku festojmë sukseset që Kosova i ka arritur në këto 17 vite, duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e subjektivitetin ndërkombëtar. Një falënderim i përhershëm për té gjithë ata që sakrifikuan, dhanë gjithçka që sot sëbashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova e deri tek komandanti legjendar Adem Jashari, që udhëhoqi UÇK-në dhe deri tek secili qytetar”, tha Osmani.
E kryeministri Albin Kurti tha se Kosova sot është shembull i sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit.
“Dimër i ftohtë por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik”, tha Kurti.
