Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Foshnja ndërron jetë gjatë gjumit, rasti hapet si ‘Hetim i vdekjes

Para 1 vit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një foshnje ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura derisa ishte në gjumë.Sipas informacioneve të para, foshnja është e gjinisë mashkullore.
Me të marrë lajmin nga familjarët, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.Përpos emergjencës, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.Rasti është incicuar si “Hetim i vdekjes”.