Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit.
Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës në një përgjigje për Telegrafin.
E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigje.
