Ndërprerja e rrymës: KOSTT-i fajëson qytetarët për mbingarkesë

Para 1 muaj

Shpenzimi i rrymës çdo vit rritet në muajt dhjetor e janar, kur temperaturat ulen ndjeshëm.

E zgjidhja e vetme e autoriteteve për këtë është apeli te qytetarët, raporton Klan Kosova.

Bile KOSTT-i fajëson qytetarët për mbingarkesën e këtyre ditëve në disa komuna që mbetën pa rrymë.

Sot, në një konferencë për media, kryeshefi i KOSST-it, Shaban Neziri, tha se pavarësisht investimeve të shumta për rritjen e kapaciteteve transmetuese, këtë vit tejkalimet janë shfaqur në disa nënstacione.

“Mbingarkesë të theksuar kemi pasur në Rahovec dhe Malishevë, Prizreni 1, si dhe pjesërisht Gjilanin 1 dhe Lipjanin. Në këto nënstacione, kapacitetet janë të limituara andaj edhe në orën e pikut krijohen mbingarkesa në rrejt”, tha ai.