Një lajm i rëndë ka prekur komunitetin e Drenasit. Laura Zekaj, nga fshati Korroticë e Epërme, është ndarë nga jeta në moshë të re.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në njoftimin e familjes thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër (2 tetor), në ora 14:00, në vendlindjen e saj, Korroticë e Epërme.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zekaj për këtë humbje të parakohshme.
