Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit pas një ngjarjeje të pakëndshme gjatë natës.
Egli ka rrëfyer se Gjesti i kishte kthyer kurrizin dhe kishte vendosur jorganin në mes për të shmangur çdo kontakt me të.

Kjo deklaratë e irritoi edhe më shumë Eglin, e cila e cilësoi si ofenduese dhe i tha: “Çfarë do të bëje po të të trajtonin ty kështu?”.
Gjesti u përgjigj se nuk do ta kishte aspak problem, por më pas pranoi se pamja e nishanit e kishte trishtuar, pasi nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë.
Egli, e prekur nga kjo, iu kthye me tone të ashpra: “Më ke bërë të ndihem si plehrë. Më ke bërë të ndihem aq keq, ti më shkele mua! Të më vësh jorganin në mes për një gjë të Zotit? Rritu, rritu!”.
Nga ana tjetër, Gjesti këmbënguli se nuk kishte asgjë personale ndaj saj dhe thjesht i kishte kërkuar ta hiqte nishanin, por Egli mbeti e lënduar nga situata dhe nuk e fshehu zhgënjimin e saj.