Mbi 2 mijë infermierë të punësuar në QKUK, familjarët detyrohen të kujdesen për pacientët dhe të paguajnë 3 euro për natë

Para 1 muaj

Mbi 2 mijë infermierë janë të punësuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), megjithatë familjarët e pacientëve të shtrirë po detyrohen të qëndrojnë 24 orë në klinika për t’u kujdesur për ta.

Sipas dëshmive, ata blejnë terapi, njoftojnë stafin kur përfundon infuzioni dhe kalojnë natën në karrige, duke paguar 3 euro për çdo natë qëndrimi. Një familjare në Klinikën e Neurologjisë ka treguar se është detyruar të lërë punën për t’u kujdesur për nënën e saj, ndërsa ka denoncuar edhe sjellje jo korrekte nga stafi.

Nga ana tjetër, QKUK e arsyeton praktikën duke thënë se përcjellësit lejohen edhe në vendet perëndimore dhe se tarifa prej 3 eurosh bazohet në Udhëzimin Administrativ nr. 03/2024. Sipas tyre, bashkëpagesa nuk zëvendëson kujdesin profesional shëndetësor ndaj pacientëve.