Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka marrë sërish vëmendje në rrjetet sociale me deklarata të drejtpërdrejta dhe reflektuese. Në një postim të fundit në platformën Threads, ai shkroi:
“Para 15 vjetësh i ke numëruar në gishta konsumuesit e drogës, sot i numëron në gishta ata që s’e konsumojnë.”
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku fansat dhe ndjekësit kanë debatuar mbi mesazhin e fortë dhe situatën aktuale në shoqëri. Majk njihet për stilin e tij të hapur dhe shpesh provokues, duke mos nguruar të komentojë mbi realitetin social.
