Lumbardh Salihu bën hapin e parë në politikë: Sali Salihu krahason djalin me kryeministrin Kurti për të ardhmen

Para 1 vit

Babai i kandidatit për deputet, Lumbardh Salihu, Sali Salihu, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatet e djalit në zgjedhje. Ai tha se, për një debutim të tillë në politikë, Lumbardhi ka arritur një numër të kënaqshëm votash, që varion nga 6 deri në 8 mijë. Sali Salihu theksoi se, edhe pse ka qenë një sfidë për Lumbardhin të ndërtojë një rreth mbështetës dhe të angazhohet politikisht, ai ka treguar potencial të jashtëzakonshëm dhe një vullnet të fuqishëm për të kontribuar për Kosovën.

Sali Salihu gjithashtu theksoi se Lumbardhi ka një perspektivë të mirë politike, duke e krahasuar atë me kryeministrin aktual, Albin Kurtin, për të cilin tha se angazhimi në politikë ka filluar që në vitet 2004-2005. Për Lumbardhin, Salihu shprehu bindjen se, me punë dhe angazhim të vazhdueshëm, ai ka mundësi të arrijë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.

“Kjo është vetëm fillimi, Lumbardhi ka mundësi të rritet dhe të bëhet një figurë e rëndësishme në politikën e Kosovës”, përfundoi ai.