Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e hyrjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë e tjera pas zgjedhjeve.
Lidhur për këtë, Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, thotë se Limaj këtë e ka për ta rritur angazhimin e opozitës.
“Karakteri i Fatmir Limaj në lider është që shpeshherë di të bëjë matematika. Është njohës i mirë i rrethanave, me të cilët krijon dhe zhvillon hapa shumë më të shpejtë se sa liderët e tjerë. Por, parimisht besoj që e ka vetëm për të rritë angazhimin e opozitës nëse opozita e bënë koalicionin, dhe jo për diçka që ai mund të jetë bashkërisht me Albin Kurtin në një qeveri të tillë”, tha ai në emisionin “Ditari”
Gashi beson se një deklaratë e tillë e Limajt ka për qëllim “për ta rritur pazarin” në opozitë, si dhe për të marrë pozita në ekzekutiv.
“Por besoj që e ka për të rritur pazarin e tij në opozitë. Për të rritë mundësinë për të marrë pozita në ekzekutiv. Ai nuk e ka problemin që do të futet me VV-në, por e ka problemin që partitë në opozitë mund të mos llogaritë aq shumë në nivelin e përbërjes së tillë dhe duke i kërcënuar në një formë që mund të bashkëpunojë e të krijojë një raport ose një bashkëpunim që mund t’i ndihmojë kryeministri për vendin dhe kjo është natyra e tillë… ai ka shprehur një mundësi që mund të ketë mundësi të bashkëpunimit, por jo të jetë pjesë e tillë”, deklaroi ai.Ndërkaq, Limaj potencoi se Nisma dhe AAK-ja janë dy parti të ndara dhe se bashkëpunimi i tyre nuk është i domosdoshëm në çdo vendim politik.
