Limaj i ofrohet Kurtit për bashkëpunim në Qeverinë e re, por “gozhdohet” nga kritikat: “nga çelik në bakër”

Para 1 vit

Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, e ka ofruar vetën për t’u bashkuar me Albin Kurtin në formimin e Qeverisë së re.

Në këto zgjedhje, Limaj, i cili në të kaluarën nuk kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor, ka mundur të fitojë tri ulëse në Kuvendin e Kosovës duke formuar një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt.

Në një intervistë të mbrëmshme për emisionin e gazetarit Panduri, Limaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kurtin në qeverinë e re, duke theksuar se duhet të bëjnë së bashku më të mirën për Kosovën. Ai kërkoi gjithashtu që, edhe pse ende nuk kishte marrë ftesë për takim nga Kurti, të ftohej për një diskutim për mundësinë e bashkëpunimit.

Pas këtyre deklaratave, Limaj është “gozhduar” me kritika të ashpra nga qytetarët dhe analistët politikë. Shumë prej tyre e kanë quajtur atë “qyqan”, “tugjar”, “i shitur” dhe “bakër”, duke e cilësuar si një politikan që ka ndryshuar qëndrimet dhe është afruar me interesat e pushtetit, duke u distancuar nga ideologjia e tij e mëparshme. Kritikët e tij kanë theksuar se ndryshimet e tij janë të papritura dhe të paqarta për elektoratin, duke e konsideruar veprimin e tij si oportunist, që synon vetëm pushtetin.