LDK humb edhe një deputet, bie në 14

Para 4 muaj

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur edhe një mandat, duke rënë në 14, sipas rezultateve të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Sipas rezultateve, nga lista ka rënë Adelina Thaqi-Meta

Kjo erdhi pasi Partia Demokratike e Kosovës pas humbjes së një mandati gjatë ditës së hënë, sot e rifitoi sërish një deputet.