Me hidhërim të thellë është marrë lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Deliut nga Abria, pas një beteje të rëndë me sëmundjen. Ai ishte një nga dëshmitarët e masakrës së familjes Deliu, një tragjedi e dhimbshme që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij.
Jeta e tij u shënjua nga dhimbja, por edhe nga qëndresa dhe kujtimi i tij do të mbetet një simbol i fortë i historisë dhe vuajtjeve të popullit tonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Deliu dhe të gjithë atyre që e njohën e e respektuan!
