Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Siç njoftohet, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve të reja kanë qenë tema të diskutimit, veç të tjerash.
“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit”.
Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.
