Kurti nderon Adem Shehin për kontributin në luftën çlirimtare

Para 29 ditë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Adem Shehi, i cili u dekorua me “Urdhrin e Lirisë” nga Albulena Haxhiu. Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kurti e përgëzoi dhe e falënderoi për kontributin e tij në luftën çlirimtare. Shehi kishte stërvitur vullnetarët e UÇK-së në Farkë të Tiranës dhe më pas kishte marrë pjesë në frontin e luftës si pjesë e Brigadës 153 “Hyzri Talla” në Zonën Operative të Llapit, duke vazhduar gjithashtu stërvitjen e ushtarëve në Zllash të Prishtinës.