KQZ: U numëruan 89 nga 187 kuti votimi nga votat me postë, rezultatet do të shfaqen shpejt në platformën online

Para 10 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që u takojnë votuesve nga komuna të ndryshme që kanë votuar me postë.

KQZ bëri të ditur në një njoftim se po vazhdon numërimi i votave me postë. Procesi u përshkrua si “transparent”, ndërsa institucioni që organizon zgjedhjet publikoi edhe një tabelë ku “pasqyrohet progresi i numërimit”

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, KQZ thotë se ado do të shfaqen në platformën online “brenda një kohe të shpejtë”.