KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe, LVV votoi kundër

Para 1 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar kandidatët për deputetë nga Lista Serbe, meqë për certifikimin e 33 emrave në listën e këtij subjekti politik serb votuan vetëm katër anëtarë, 2 ishin kundër e gjashtë të tjerë abstenuan.

 

Kundër certifikimit të këtyre kandidatëve të Listës Serbëve votuan dy anëtarët nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi.

“Gjitha ato që janë sqaruar edhe më herët, unë dhe kolegu im jemi kundër certifikimit të Listës Serbe, bashkë me kandidatët e tyre”, tha Kurteshi.

Paraprakisht, Besnik Buzhala nga Sekretariati i  KQZ-së, tha se lista është verifikuar dhe nga të dhënat rezulton që asnjë kandidat nuk bie ndesh me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.