Kosovë-Zvicër/ Përfundon pa gola pjesa e parë

Para 22 ditë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Të dy kombëtaret patën mundësinë të krijojnë raste, megjithatë ndeshja u zhvillua me një tempo stabile,

Kosova pati dy raste të mira me Veldin Hoxhën dhe Mërgim Vojvodën, por topi përfundoi në duart e portierit Kobel.

Kosova u penalizua herët me karton, me kapitenin Amir Rrahmani që u “zverdh” që në minutën e 10-të.

Befasia e kësaj mbrëmjeje ishin vërshëllimat karshi Granit Xhakës.

Mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa e dytë.