Kosova dhe Shqipëria kryesojnë në rajon për humbjet e energjisë elektrike në rrjet, sipas raportit të OECD-së për konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor 2026.
Në periudhën 2023–2024, humbjet arritën në 21.9% në Kosovë dhe 19.4% në Shqipëri, krahasuar me mesataren prej 6% në Bashkimin Evropian.
Humbjet lidhen me probleme teknike të infrastrukturës, sistemet e vjetruara të matjes dhe faktorë të tjerë joteknikë. Megjithëse Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar përmirësime krahasuar me një dekadë më parë, hendeku me mesataren evropiane mbetet i madh.
