Konstituimi i shpejtë i institucioneve, theks i veçantë i takimit mes Osmanit dhe Prattipatit

Para 2 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati, e cila i përcolli urimet për Vitin e Ri nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Gjatë takimit u diskutua mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe nevoja për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, në përputhje me Kushtetutën.

Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.