Një delegacion i kongresistëve amerikanë, i përbërë nga Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovo dhe në Lugina e Preshevës nga 26 deri më 28 maj, me kërkesë të Albanians for America.
Gjatë vizitës, ata do të takohen me institucione shtetërore, autoritete ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel, liderë lokalë dhe përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Fokus i takimeve do të jenë siguria rajonale, partneriteti SHBA-Kosovë dhe të drejtat e shqiptarëve në rajon.
Pas Kosovës, delegacioni do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin, ku do të diskutohet për sfidat politike dhe pozitën e komunitetit shqiptar.
