Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital

Para 2 ditë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që ndodhi të premten në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë të Veriut.

Policia njofton se si pasojë e sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse”, thotë policia në raportin 24-orësh