Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, dhe shefin e kabinetit, Shemsi Bajraktari, kanë inspektuar në terren dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Ata vizituan zonat e përmbytura dhe objektet me rëndësi të veçantë, përfshirë urat dhe rrugët e dëmtuara. Elezaj njoftoi se kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur punimet dhe po ndërmerr masat e nevojshme për sanimin e dëmeve në pronat publike.
