Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Para 1 vit

Në Kuvendin e Serbisë është duke mbretëruar një situatë e tensionuar, ku pak qaste me parë deputetët e këtij parlamenti ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e bombola tymi.

Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të pozitës dhe opozitës,

Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë.

Por derisa kryeparlamentarja Ana Brnabiq po konstatonte numrin e deputetëve që votuan ligjet e propozuara, filloi kaosi.

Deputet filluan me hedhjen e mjeteve të forta si shishe, shkopinj dhe madje shkuan deri në konfrontim fizik.

Duke parë se situata doli nga kontrolli, sigurimi i parlamentit u fut brenda për ta qetësuar paksa situatën.