IHK: Mot më i qetë nga e marta, mjegulla mund të vështirësojë qarkullimin

Para 6 muaj

Nga e marta pritet stabilizim i motit në vend, sipas Institutit Hidrometeorologjik. Masat ajrore me presion të qëndrueshëm do të sjellin kushte më të qeta dhe temperatura në nivelin e mesatareve sezonale. Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet mjegull, e cila mund të vështirësojë qarkullimin. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10°C.