Opinioni publik është tronditur nga humbja e jetës së dy të rinjve nga Kosova në bregdetin e Shëngjin. Njëri prej viktimave ishte Leoni Aliu, futbollist i KF Fushë-Kosova. Klubi dhe bashkëlojtarët e tij kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke e kujtuar Leonin si një djalë të buzëqeshur, plot jetë dhe me karakter të veçantë. “Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin ngushëllues të klubit.
