I mituri ia grabit çantën e krahut një gruaje në Fushë Kosovë

Para 2 muaj

Një i mitur ia ka grabitur çantën e krahur një gruaje në Fushë Kosovë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Gruaja në çantë kishte para, dokumente dhe çelësat e shtëpisë,

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se një person i mitur i kishte grabitur çantën e krahut dhe kishte ik në drejtim të panjohur. Viktima në çantë kishte para, dokumente dhe çelësat e shtëpisë. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar policia.