Helmim masiv në Vitomiricë? 40 nxënës me simptoma, 7 përfundojnë në trajtim mjekësor

Para 8 muaj

Rreth 40 nxënës të shkollës “7 Shtatori” në Vitomiricë të Pejës kanë shfaqur shenja helmimi si marramendje, dhembje barku dhe të vjella, pas konsumimit të ushqimit në një fast-food pranë shkollës.

Lajmi u konfirmua nga Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, i cili tha se vetëm 7 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulancën lokale. Sipas tij, mësimi është kthyer në normalitet.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila njoftoi se është intervistuar drejtori i shkollës dhe se janë në pritje të rezultateve të hetimeve. Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar përfshirjen në rast dhe po mbikëqyr zhvillimet.