Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia e tij dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit një President.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka mohuar raportimet për ndërrime të pozicioneve, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Ai theksoi se LDK mbetet e përkushtuar për institucione funksionale dhe përfaqësuese, duke shtuar se një parti apo një lider i vetëm nuk mjafton për arritjen e qëllimeve politike të vendit.
