Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një person tjetër mbeti i plagosur.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.
Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.
