Haxhiu nga samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosova meriton statusin e kandidatit dhe nisjen e negociatave

Para 1 muaj

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat, Albulena Haxhiu deklaroi se Kosova meriton të avancojë në rrugën drejt integrimit europian me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Ajo theksoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian dhe shprehu pritjen për rezultate konkrete nga samiti. Sipas Haxhiut, integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik, por lidhet me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe të gjithë Europës.