Kryetarja e Kuvendit të Kosova, Albulena Haxhiu, deklaroi se është në pritje të kandidaturave për zgjedhjen e presidentit dhe se seanca do të thirret sapo të sigurohen 30 nënshkrime nga dy kandidatë.
Ajo theksoi se paraprakisht duhet të zhvillohen takime me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend për të adresuar përgjegjësitë, ndërsa shtoi se, pavarësisht interpretimeve se procesi duhet të përfundojë deri më 4 mars, nuk mund të procedohet pa u plotësuar kushti ligjor i nënshkrimeve.
