Gruaja nga Deçani raporton dhunë psikike nga bashkëshorti, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Para 7 ditë

Një grua në Deçan ka raportuar në Polici se po përballet me dhunë psikike të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj. Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është konstatuar se ndodhej nën ndikimin e alkoolit. Viktima ka deklaruar para hetuesve se për një kohë të gjatë ka qenë subjekt i presionit dhe dhunës psikike, pa pasur dhunë fizike. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.