Gjoba deri në qindra euro: Ulqin kufizon lëvizjen me rroba plazhi në qytet?

Para 22 ditë

Autoritetet në Ulqin thuhet se kanë vendosur kufizime për lëvizjen me rroba plazhi në hapësirat publike jashtë zonave bregdetare.

Sipas raportimeve, turistët dhe qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pa fanellë në rrugë, sheshe dhe pjesë të tjera urbane të qytetit, ndërsa për shkelësit mund të ketë edhe gjoba.

Masat, sipas autoriteteve lokale, synojnë ruajtjen e rendit dhe imazhit turistik gjatë sezonit veror. Megjithatë, deri më tani nuk është publikuar një dokument zyrtar i plotë lidhur me vendimin dhe shumën exacte të gjobave.