Ola Zenelaj ka shkaktuar një tjetër lëmsh në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veprimet e saj. Pas një darke të ngrohtë me Laert Vasilin, ajo ka shprehur pëlqimin për banorin tjetër, Joz Markun, duke krijuar kështu një atmosferë të tensionuar. Por, lëvizjet e saj nuk janë ndalur këtu.
Në ditën e sotme, një tjetër situatë ka kapur vëmendjen e të gjithë banorëve dhe fansave.
Gjestit, banori nga Kosova, i është drejtuar Olës me një propozim të papritur, duke i kërkuar që të flenë së bashku – një shaka kjo, por që nuk ka kaluar pa shkaktuar reagime të forta.
Në bisedën e tyre, Gjesti e pyeti Olën: “A po vjen flemë bashkë sonte?”, ndërsa ajo i ktheu një përgjigje me humor: “Me një jorgan, jo me dy”.
Ky flirtim i Olës vjen pas një debati të ashpër që kishte Gjesti me Egli Takon për një nishan, çka ka shtuar edhe më shumë dinamizëm në këtë edicion të Big Brother VIP.
