Ganimete Musliu nga PDK reagoi ashpër ndaj deklaratës së Donika Gërvallës, e cila tha se respekton qëndrimet e Fatos Gecit për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Hashim Thaçit në Hagë. Në emisionin “Rubikon”, Musliu deklaroi se kjo tregon nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe gjendjen politike në vend. Ajo kritikoi edhe rolin e Gërvallës lidhur me Gjykatën Speciale, duke përmendur falënderimin që sipas saj i është bërë nga Ivica Daçiq në OKB. Musliu përdori gjithashtu shprehjen “prej Skenderit del beteri”, duke thënë se është mëkat që Gërvalla njihet si vajza e Jusuf Gërvallës.
