Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit për operacionin e kërkimit të një personi të humbur në lumin Mat. FSK-ja bëri të ditur se njësia e angazhuar është nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare dhe i është bashkuar operacionit të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në zonën e Kolosit.
