Dy zyrtarë policorë serbë, një burrë dhe një grua, janë suspenduar në veri të Mitrovicës pasi dyshohet se janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës. Sipas burimeve të Klan Kosovës, bëhet fjalë për policët N. Panteliq dhe R. Tijaniq, të cilët janë hasur nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës brenda një veture zyrtare. Pas raportimit të rastit tek eprorët, ndaj tyre është marrë masa e suspendimit për tre ditë dhe janë ndërmarrë masa disiplinore. Njërit prej policëve i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit për arsye operative.
