Ekipi i FSK-së nis misionin në Gaza

Para 1 muaj

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka udhëtuar drejt Gazës për të kryer rikonicionin e zonës ku pritet të dislokohen trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar. Ky ekip do të bëjë vlerësimet paraprake dhe koordinimin e aktiviteteve për vendosjen e kontingjentit të FSK-së.

Gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritete përgjegjëse dhe mekanizma ndërkombëtarë për të diskutuar integrimin e trupave, operacionet e përbashkëta dhe mbështetjen logjistike.

FSK ka theksuar përkushtimin e saj për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.